Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Lewandowski e Mueller ndajnë golat në pokerin e Bayern: Reus nxjerr nga telashet Dortmund

Lapsi.al 17 October 2020
Video/ Lewandowski e Mueller ndajnë golat në pokerin e Bayern: Reus

Bayern Mynih është skuadra për tu mundur, por për ta mundur është një mision gati i pamundur. E ka provuar në kurriz Arminia Bielefield, e shkatërruar në shtëpi 1-4, pa mundur ti ndalë hapin bavarezëve që vazhdojnë ndjekjen e Leipzig (10) me një pikë më pak. Red Bull shkoi të fitonte në Augsburg, ndërsa Reus ndihmon Dortmund të mos ti ndahet Bayern në kuotën e 9 pikëve.

Tetë minuta zgjati rezistenca e Arminias në shtëpi, ose më saktë, shpresa për të marrë rezultat përballë autoblindës së Flick. Pikërisht në të 8' Mueller kaloi në avantazh Bayern, duke e bërë shumë të thjeshtë detyrën për kampionët në fuqi. Në minutën e 26 erdhi edhe goli i dytë, që mban firmën e Lewandowskit. Polaku shërbehet nga Goretzka dhe konfirmohet një goleador i pakapshëm, ashtu si në fund të pjesës së parë kur regjistroi dygolëshin personal. I shërbyer nga Mueller, polaku i coi shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë Lewa lë sërisht gjurmë, por vetëm me asistin që i ktheu favorin Mueller. Sulmuesi gjerman shënoi dygolëshin personal në minutën e 51, ndërsa 7 minuta më pas Arminia realizon golin e flamurit, me Doan. Kartoni i kuq për Tolisso në të 76 e bëri që ndeshja të ekuilibrohej e të mos ndryshonte rezultat. 9 pikë për Bayern ndërsa Arminia mbetet e 14 me 4 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Leipzig likuidon me dy gola Augsburg, duke ruajtur vendin e parë në Bundesliga me 10 pikë, ndërsa Dortmund i falet Reus për të qendruar në shinat e Bayern. Sulmuesi gjerman realizoi në të 76, duke shembur rezistencën e Hoffenheim.

GERMANY - BUNDESLIGA

Augsburg 0 - 2 RasenBallsport Leipzig

Freiburg 1 - 1 Werder Bremen

Hertha Berlin 0 - 2 VfB Stuttgart

Hoffenheim 0 - 1 Borussia Dortmund

Mainz 05 0 - 1 Bayer Leverkusen

Arminia Bielefeld 1 - 4 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI