Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Të martën mbyllet bojkoti? Palët janë pranë, pritet vetëm propozimi i Ministrisë së Financave

Lapsi.al 17 October 2020
Të martën mbyllet bojkoti? Palët janë pranë, pritet

Nga katër pika të panegociueshme, të martën shkohet me vetëm ligjin e sponsorizimit prioritar dhe shifrat në të katër pikat të diskutueshme, duke bërë që palët të afrohen më shumë se asnjëherë, përpara takimit emblematic të të martës, ku sipas gjitha gjasave do të lajmërohet rikthimi i futbollit. Vetëm se ka gjithnjë një por, e në këtë por futen prekjet e të gjitha pikave, ku një lloj hapje nga Qeveria është bërë, me aprovimin e ndryshimit të ligjit të TVSH-së ku parashikohet që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastrukturën sportive, apo faljen e gjobave e kamat-vonesave, për një kosto prej rreth 200 milionë lekësh.

Anila Denaj, ministrja e Financave e ka konsideruar të kryer edhe përjashtimin e sportistëve nga tatimi mbi të ardhurat për 2 vite, edhe pse kërkesa fillestare ishte 10. Liga është zbutur në qendrimin e saj dhe shpejt do të kemi zgjidhjen, ishte optimizmi i shprehur nga deputeti Fidel Ylli, ndërsa Liga si për të fshehur zbutjen, kërcënon me plotësimin dhe jo premtimin për pikat e negociuara, përpara se të zbritet sërisht në fushë. Qetësia e Ligës, që për momentin i është kushtuar përpilimit të ofertave, që do ti dërgohen bizneseve për ti dhënë emër kampionatit të Superiores, tregon se nuk po llogaritet më mundësia për të qenë në bojkot gjatë dhe ky është një detaj për të mos u anashkaluar: kush do ti jepte emër një kampionati që nuk ka ndërmend të nisë?

Kërkesat e Ligës, të zbutura e të negociueshme, janë në pritje të përgjigjes të martën nga Qeveria, kur ajo që kërkon futbolli është që propozimi të jetë i zbatueshëm dhe i pranueshëm nga bizneset dhe klubet, duke zhdukur fashën prej 100 milionë lekë fitimesh të deklaruara, si kushtëzim për sponsorizimin, që përjashton pothuaj të gjithë presidentët aktuale të Superiores. Kështu palët e shohin zgjidhjen pranë, pranuar edhe nga Libohova e Ylli pas takimit, që i hap rrugën të martës, që mund të konsiderohet ‘dita e të vërtetës’ ku celësi është ligji i sponorizimit…të tjerat janë aksesorë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI