Flash

"Nuk jam Ibrahimovic i Lazios, unë jam unë": Muriqi prezantohet kështu tek Lazio

Lapsi.al 15 October 2020
"Nuk jam Ibrahimovic i Lazios, unë jam unë": Muriqi

Dita e prezantimit për Vedat Muriqin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, që ka treguar personalitet menjëherë, duke i bërë gjërat të qarta: "Jam në një nga klubet më të rëndësishëm në Itali e në klubin e parë të kryeqytetit, dua të jem i madh sa i madh është Lazio". Ish-sulmuesi i Fenerbahce është futur menjëherë në klimën derbi: "Të gjithë lojtarët duan të luajnë, është një ndeshje e rëndësishme, jam vërtetë i joshur nga idea e mezi pres ta përjetoj në fushë". Komplimentat për Immobile kosovari, që në karrierë ka luajtur edhe për Besën e Teutën në Superiore, nuk i ka kursyer: "Ëshjtë një ëndërr të mund të luaj me të e të vesh të njëjtën fanellë me të. E di që mund të mësoj shumë nga ai, do të bëj sa kam mundësi për ta asistuar e ti lejoj të bëjë gola".

I mbiquajtur Ibrahimovic i Kosovës, 26 vjecari ka ndalur menjëherë krahasimet: "Nëse ëndërroj të jem edhe Ibra i Lazios? Jo, do të jem Vedat Muriqi i Lazios. Dò jap maksimumin për trajnerin, për këtë klub të madh e tifozët e tij".

I mbërritur për shumën e 18 milionë euro plùs bonus në përfundim të një "tratative shumë të lodhshme e të gjatë", shpjegoi Drejtori Sportiv Igli Tare, "Vedati kompleton një repart shumë të fortë që duhet të përballojë tre kompeticione të vështira. Blerja e tij do të jetë e rëndësishme për të arritur objektivat tonë këtë vit".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI