Flash

Video/ Italia ndahet në paqe me Hollandën, Danimarka befason Anglinë: favoritët e tjerë dominojnë

Lapsi.al 14 October 2020
Video/ Italia ndahet në paqe me Hollandën, Danimarka befason

Në raundin e katërt të Nations League nuk mungojnë surprizat, në një grup ndeshjesh shumë interesante. Italia nuk shkon më shumë se 1-1 me Hollandën e humb kreun e grupit 1 të Ligës A, tani udhëhequr nga Polonia. Në Bergamo skuadfra e Mancinit kaloi në avantazh me Pellegrinin (16'), në një asist të Barella, por pësuan barazimin e Van de Beek (25'). Hollandezët luajtën më mirë, por Immobile mund të kishte vendosur takimin në të 56' kur u hiponotizua nga Cillessen. Vendi i parë i takon polakëve që shkatërruan 3-0 në shtëpi Bosnjen me dygolëshin e Lewandowskit dhe golin e Linetty.

Po në Ligën A, por në Grupin 2, Danimarka bën befasinë e madhe, duke shkuar të fitojë në Angli, përballë Tre Luanëve të Southgate. Vendosi ndeshjen goli me penallti i Eriksen në minutën e 35, pas faullit të Maguire, që u ndëshkua edhe me karton të kuq. Nuk ndalet Belgjika, që fiton edhe në transfertën me Islandën me një dygolësh të Lukaku, që konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon shtatlarti.

Asnjë problem për favoritët e mëdhenj. Kampionët e botës të Francës fitojnë edhe në Kroaci përballë nënkampionëve: Griezmann e Mbappe anullojnë barazimin e përkohshëm të Vlasic, duke e mbajtur formacionin e Deschamps në shinat e Portugalisë, në kuotë të barabartë pikësh 10. Pa Cristiano Ronaldon, të karantinuar, luzitanët fitojnë 3-0 përballë Suedisë, falë dygolëshit të Diogo Jota, edhe pse i pari e hapi serinë e golave Bernardo Silva.

REZULTATET E MBRËMJES

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 1

Italy 1 - 1 Netherlands

Poland 3 - 0 Bosnia and Herzegovina

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 2

England 0 - 1 Denmark

Iceland 1 - 2 Belgium

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 3

Croatia 1 - 2 France

Portugal 3 - 0 Sweden

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 1

Norway 1 - 0 Northern Ireland

Romania 0 - 1 Austria

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 2

Scotland 1 - 0 Czech Republic

Slovakia 2 - 3 Israel

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 3

Russia 0 - 0 Hungary

Turkey 2 - 2 Serbia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 4

Finland 1 - 0 Ireland

Bulgaria 0 - 1 Wales

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 2

Estonia 1 - 1 Armenia

North Macedonia 1 - 1 Georgia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 3

Greece 0 - 0 Kosovo

Moldova 0 - 4 Slovenia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 4

Lithuania 0 - 0 Albania

Belarus 2 - 0 Kazakhstan

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI