Flash

"Mbrojtësi i tyre u bë portier": Reja i tërbuar me penalltinë, por nuk kërkon justifikim

Lapsi.al 14 October 2020
"Mbrojtësi i tyre u bë portier": Reja i tërbuar me

"Le të themi që me vjen keq, se mundësitë i kishim. Kishte edhe një penallti neto në favorin tonë, dukej sikur lojtari ishte portier se e kishte krahun e hapur". Edy Reja është nervozuar shumë edhe në fushë, por pasi e ka parë episodin që mund të vendoste ndeshjen është edhe më i bindur. E megjithatë, mungesa e akordimit të penalltisë në minutën e 24 nuk është justifikim për teknikun, që shkon në ndeshjen e tretë pa shënuar.

"Nuk mund të kërkoj justifikim, ndeshje si kjo duhej fituar - tha Reja -. Trashi kishte një top para portierit në minuta e fundit. Ne krijojmë shumë raste, nuk arrijmë të konkretizojmë punën që bëjmë".

Italiani nuk e ka humbur sigurinë për arritjen e objektivit, pavarësisht se ka vetëm një fitore në 4 ndeshje: "Nuk kemi kompromentuar asgjë, kemi dy ndeshje në shtëpi e të mos gabojmë - shpjegoi tekniku -. Duhet të fitojmë e bindim, atë që nuk kemi bërë në këto ndeshje. Janë rezultate që nuk më kënaqin, jemi të keqardhur, me raste luan keq e me një gjuajtje fiton, ne nuk na ndodhi. Të shohim në nëntor ndeshjet në shtëpi, duke u munduar të marrim rezultatin, e kemi në mundësitë tona, do të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI