Flash

Nations League, Islanda në fushë pa trajner e staf teknik: të gjithë të infektuar me Covid

Lapsi.al 14 October 2020
Nations League, Islanda në fushë pa trajner e staf teknik: të

Pandemia e Covid-19 vazhdon të corodisë pauzën e trazuar të impenjimeve ndërkombëtare. Islanda duhet të bëjë pa trajnerin e saj Erik Hamren e të gjithë stafin teknik në rastin e ndeshjes kundër Belgjikës e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të Nations League. Trajneri, ashtu si të gjithë bashkëpunëtorët e tij, janë futur në karantinë pas një rasti pozitiv me koronavirus. Një vendim që nuk ka prekur lojtarët, që do të zbresin rregullisht në fushë kundër Djajve të Kuq.

Grupi, si ka bërë të ditur KSI (federata islandeze), do të drejtohet nga trajneri i Under 21 Arnar Thor Vidarsson, me bashkëpunimin e David Snorri Jonasson, trajneri i Under 17, ndërsa Thordur Thordarson, trajneri i Under 19 për femra, do të drejtojë portierët. Anëtarë të tjerë të stafit të kombëtareve të moshave e të atyre të femrave do të shpejtojnë në ndihmë të kombëtares së parë, për një ndeshje krejtësisht ndryshe nga të tjerat.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI