Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Ndryshime të tjera në kombëtare: Reja bën gati një tjetër debutim

Lapsi.al 14 October 2020
Ndryshime të tjera në kombëtare: Reja bën gati një

Nga Almati për në Vilnus të Lituanisë, rreth 5 orë fluturim, drejt transfertës së dytë të Shqipërisë në Nations League, që nuk i lë shumë kohë rikuperimi kuqezinjve, po të kesh parasysh se edhe distanca nga 90 minutat e Kazakistanit me transfertën lituaneze është vetëm tre ditë. Një lodhje sfilitëse për kombëtaren e Edy Reja, që nuk pati rrugë më të shkurtër edhe kur udhëtoi drejt Kazakistanit nga Shqipëria, detaj që plotësojnë mozaikun sa për të bërë të qartë se tekniku italian, me apo pa dëshirë duhet të ndryshojë lojtarë, për të ruajtur freskinë, e për të mos rrezikuar të ketë të njëjtin fat si një muaj më parë, kur pikërisht kundër Lituanisë tregoi gjithë rënien e kondicionit fizik.

E që historia të mos përsëritet Reja ka planifikuar lëvizje që nuk do ti humbasin substancën skuadrës. Mihaj, një që la shije të mirë në sfidën e fituar me Bjellorusinë, mund të marrë vendin e Dermakut, me pjesën tjetër të prapavijës të pandryshuar. Abrashi nuk bindi në rolin e 6 përpara mbrojtjes e për më tepër u dëmtua në fund të ndeshjes me kazakët, duke bërë favorit për të zbritur në fushë Lacin. Intensiteti i ritmit që dikton 3-5-2 për lojtarët e krahut imponon aktivizimin e Lenjanit e ndoshta debutimin e Dokës në të djathtë. Përpara Vrioni spikat për një vend në krah të Brojës, që duket se ka rifituar besimin e teknikut edhe për ndeshjen me Lituaninë, në orën 18.00 me orën tonë.

Kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të mbyllur fushatën kualifikuese në Ligën C4 të Nations League dhe në mendjen e teknikut është fikse idea e një dualiteti delikat: rinovimi i skuadrës dhe rezultati, duke qenë se objektivi vazhdon të mbetet fitimi i grupit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI