Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

"Shqipëria fitoi 10 lojtarë të rinj": Reja tregon si mundet Lituania

Lapsi.al 13 October 2020
"Shqipëria fitoi 10 lojtarë të rinj": Reja tregon si

“Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes". Kjo është idea e Edy Rejas për të mundur Lituaninë në transfertë, në ndeshjen e katërt të grupit C4 të Nations League. E lehtë për ta thënë, por dicka më pak për ta bërë, në kohën kur lituanezët treguan një nivel të mirë soliditeti difensiv në Air Albania Stadium një muaj më parë, duke mos i lejuar pothuaj asgjë kuqezinjve.

E megjithatë, duke shpresuar të bëjë mirë, rezultati duket se kalon në plan të dytë në mendjen e teknikut italian: "Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim - tregoi në konferencën për shtyp para ndeshjes Reja -. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë".

Është dicka e përshpejtuar, por që nuk del kurrësesi jashtë projektit të teknikut italian dhe Federatës Shqiptare të Futbollit: "FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, përfundoi Reja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI