Flash

Alarm i ri tek Milan, një tjetër i infektuar me Covid: pozitiv Daniele Bonera

Lapsi.al 13 October 2020
Alarm i ri tek Milan, një tjetër i infektuar me Covid: pozitiv Daniele

Ka një tjetër rast me Covid-19 në radhët e Milan. Bëhet fjalë për Daniele Bonera, ish-mbrojtësi kuqezi e tani bashkëpunëtor teknik i Stefano Pioli: "Si pasojë e një rritje temperature ai i është nënshtruar dje një tamponi në shtëpi, që ka dhënë rezultat pozitiv ndaj Covid-19 - lexohet në një komunikatë zyrtare të klubit - Bonera sot është në shtëpi në gjendje të mirë. Të gjithë tamponet e tjerë të bërë tek skuadra kanë rezultuar negativë e grupi do të monitorohet me kujdes sipas indikacioneve të ATS e në respektim të protokolleve në fuqi".

Bonera, duke qenë në stafin e Piolit, punon gjithnjë ngushtësisht në kontakt me skuadrën e për këtë arsye në kampin e Milan kanë rënë këmbanat e alarmit. Për momentin, mes lojtarëve, ata që janë ende pozitivë janë Duarte e Gabbia, por teste të mëtejshme do të kryhen në ditët e ardhshme, në prag të derbit me Inter.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI