Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Magath kundër ikonave: “Trofetë tek Barça i ka fituar Messi, jo Guardiola. Ajo që bën Klopp quhet kundërsulm”

Lapsi.al 12 October 2020
Magath kundër ikonave: “Trofetë tek Barça i ka fituar

Felix Magath kundër të gjithëve. Gjermani ka dashur të vendosë pikat mbi “i” për atë që i përket dy njerëzve që për momentin konsiderohen trajnerët më të mirë në botë: Pep Guardiola e Jurgen Klopp, dy që Magath i njeh mirë duke qenë se kanë provuar edhe Bundesligën. Për ish-mesfushorin, meritat e dy teknikëve janë mbivlerësuar shumë, sidomos kur flitet për taktikë. Magath ka shpjeguar për Bild arsyet e bindjes së tij.

PEP – Për sa i përket Guardiolas, kritika është ajo që shoqëron Pep… prej 10 vjetësh. Pa Messi, nuk do të kishte fituar asgjë? Për Magath është kështu. “Barcellona ka fituar vetëm për shkak të Messi, një që mund ta vendosë një ndeshje nga hiçi. Titujt i ka fituar Messi, jo Guardiola. Pa Leon, sistemi i tij nuk do të funksiononte me kaq sukses. Përndryshe Guardiola do ta fitonte Champions League edhe me Bayern Mynih ose Manchester City. Tiki-taka funksionon vetëm nëse ke lojtarë teknikisht superiorë ndaj kundërshtarve. Për spektatorin zotërimi i topit, sic e quaj unë, është i mërzitshëm e skuadrat më të forta nuk kanë nevojë ta bëjnë”.

JURGEN – Magath ka rezerva edhe për bashkëkombasin e tij Klopp. Sipas tij ka fituar sepse ka zgjedhur njerëzit e duhur (duke i paguar edhe shtrenjtë), por që me mënyrën e tij të lojës nuk ka shpikur asgjë. “Jurgen Klopp ka bërë të funksionojë sistemi i tij me sukses falë zgjedhjeve të lojtarëve, jo për taktikat e tij. Nëse Liverpool nuk do ta kishte hapur bursën e nuk do të kishte blerë në portë Alisson për 60 milionë e në mbrojtje Van Dijk për 85, edhe sistemi i tij nuk do të kishte sukses. Dikur e quanim kundërsulm, tani quhet ‘Gegenpressing'”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI