Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Letra motivuese e Klopp për tifozin e vogël me probleme ankthi: “E di Lewis, ndonjëherë jam edhe unë”

Lapsi.al 12 October 2020
Letra motivuese e Klopp për tifozin e vogël me probleme ankthi:

Kur je një yll i futbollit, mjafton një gjest i vogël për të ndryshuar ditën (ose përse jo, jetën) e një tifozi të vogël. E nëse është dikush që këtë e di në perfeksion, është Jurgen Klopp. Tekniku i Liverpool i përgjigjet vazhdimisht personalisht shumë letrave që tifozët e rinj të Reds i dërgojnë. E, si bën të ditur Liverpool Echo, këtë herë zgjodhi atë të Lewis, 11 vjecar, një fëmijë me probleme ankthi që i kërkonte këshilla si të kalonte momentet e komplikuara. Klopp nuk vonoi dhe i dërgoi... recetën e tij.

NERVOZ – “Përshëndetje Lewis, mund të filloj duke të thënë një sekret? Edhe unë ndonjëherë ndihem nervoz. E të jem i sinqertë do të më frikësonte e kundërta, sepse kur ndodh, kam mundësinë të transformoj atë energji në dicka pozitive. E di që mund të të duket e cuditshme që trajneri i Liverpool të provojë atë që provon ti, por është kështu. Nga letra jote kuptoj që je një djalë që mendon shumë e që kujdesesh për të tjerët. E kur ke këto kualitete është vështirë të mos jesh nervoz. Më ke pyetur cfarë bëj kur lojtarët e mi ndihen kështu e përgjigja është e thjeshtë: i kujtoj atyre sa rëndësi kanë për mua e sa unë besoj tek ata. E kam i sigurtë që edhe familja jote bën të njëjtën gjë me ty”.

PËRQAFIMI – “Nuk duhet të shqetësohesh nga fakti që mund të ndodhin gjëra të këqija. Ti e di që kam humbur shumë finale e kjo nuk është e bukur, por falë familjes sime e miqve kam vazhduar përpara e kam patur momente të bukura. Nëse do mendoja vetëm për gjërat e këqija, nuk do ishte e mundur, kështu që qendro pozitiv e mendo për momentet e bukura që do të kesh. E mos harro që je pjesë e familjes së Liverpool, kështu që ke miliona persona si ti që duan që ti të jesh i lumtur. Mbështetja jote vlen shumë për ne e shpresoj që kjo letër të tregojë se edhe ne të mbështesim ty”. Letra e teknikut gjerman është vlerësuar shumë edhe nga e ëma e Lewis. “Ishte dicka shumë e bukur nga ana e tij, vërtetë shumë i sjellshëm. Shkuam menjëherë të blenim një kornizë, sepse Lewis kishte frikë mos prishej. E tani është në dhomën e tij”. Si për ti kujtuar Lewis e gjithë të tjerëve… që edhe Klopp ndonjëherë ka probleme ankthi…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI