Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Titullar me Shqipërinë, Kumbulla gati të fitojë edhe Romën: tetori muaji i artë i mbrojtësit

Lapsi.al 12 October 2020
Titullar me Shqipërinë, Kumbulla gati të fitojë edhe

Një gjë është e qartë, tetori për Marash Kumbullën mund të bëhet vërtetë muaji i artë. Ose të paktën ai që do ti sjellë fat. Sepse një vit më parë (në 14 tetor të 2019) debutoi në kombëtaren e Shqipërisë, duke u futur një minutë nga fundi në fitoren 4-0 në shtëpi kundër Moldavisë. Dje, 11 tetor 2020, qendrori i Romës ka bërë debutimin si titullar. Reja e ka zgjedhur për të udhëhequr mbrojtjen me 5 në shtëpinë e Kazakistan, në një ndeshje që përfundoi 0-0 në grupin C të Nations League, por që e mban në lojë kombëtaren shqiptare për një promocion të mundshëm në Ligën B. "Një rezultat i rëndësishëm, që mban në lojë objektivët tonë - ka thënë në fund të ndeshjes mbrojtësi për Gazzetta dello Sport - Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, sepse duam të bëjmë më mirë. I lumtur për debutimin si titullar me këtë ngjyra e për herën time të parë në fushë në Nations League". Ndeshja e ardhshme do të jetë të mërkurën në Lituani, ku Kumbulla me shumë mundësi do të jetë përsëri titullar. Pastaj kthimi në Trigoria, për të vënë zemër e shpirt tek Roma.

Me rikthimin e Smalling në Trigoria, tani Fonseca ka katër qendrorë për tre vende. Në pikëpamjen e shumë impenjimeve (nga 18 tetori në 8 gusht verdhekuqtë do të luajnë 7 ndeshje në 20 ditë mes kampionatit e Europa League) e dëmtimeve të mundshme, Fonseca për momentin ka evidentuar dy titullarë në tre: një është natyrisht Smalling, tjetri është lojtari i kombëtares italiane Mancini. Kështu, në letër, vendi i tretë i takon pikërisht Kumbullës (goditja e merkatos verdhekuqe për 30 milionë euro) e Ibanez. Të dy janë më të rinjtë, ata me të cilët Roma dëshiron të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht duhet të përmirësojnë ende gjëra e të rriten në eksperiencë ndërkombëtare (e në këtë pikë aventura me Shqipërinë e ndihmon Marashin, shumë madje). Kjo është edhe arsyeja përse këto ndeshje me kuqezinjtë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Kumbulla do të jetë titullar edhe në Lituani e nëse duhet të përsërisë provën e mirë të të shtunës, do ta vendosë në vështirësi Fonsecan për sfidën e 18 tetorin me Beneventon. Ibanez është favorit për të kompletuar repartin, sepse është në Trigoria e mund të punojë me teknikun e grupin. Por Kumbulla është aty, gati të luajë shanset e tij. Deri në fund.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI