Flash

Tregolësh me Norvegjinë, Haaland nuk ndalet më: 27 gola në 27 ndeshje në 2020

Lapsi.al 12 October 2020
Tregolësh me Norvegjinë, Haaland nuk ndalet më: 27 gola në

Që ishte një sulmues vecanërisht prolifik para portës ishte tashmë mjaftueshëm e qartë. Por numrat e 2020 të Erling Haaland janë vërtetë impresionues. Me tripletën ndaj Rumanisë, me fanellën e Norvegjisë, sulmuesi i Dortmund ka arritur në kuotën 27 gola në po aq ndeshje në vitin kalendarik. Deri tani. Me këto 3 gola të mbrëmjes së djeshme, bëhen 6 në 4 ndeshjet e fundit me kombëtaren për sulmuesin e Borussia Dortmund. Haaland është tashmë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Nations League. Sezoni në vazhdim, me pak fjalë, ka nisur ashtu si ishte mbyllur ai i mëparshmi. Edhe në Bundesliga norvegjezi ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme me 4 gola në 3 prezenca, të cilëve i shtohet edhe goli në Superkupën e gjermanisë.

Nuk është aspak e imagjinueshme ajo që do të ndodhë në merkaton e ardhshme për Haaland. Real ka bërë një sondazh verën e kaluar. Tani mbi të kanë hedhur sytë të bindur anglezët e Manchester City. Guardiola e do me cdo kusht edhe pse United është gati të hapë ankandin për të bindur Borussia Dortmund ta shesë. Sipas asaj që shkruan "Don Balon" për norvegjezin 19 vjecar është e interesuar edhe Juventus.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI