Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MotoGP Francë/ Quartararo nuk di të fitojë në shi: Le Mans i sjell fat Petruccit, në fitoren e parë

Lapsi.al 11 October 2020
MotoGP Francë/ Quartararo nuk di të fitojë në shi: Le Mans i

Nën shiun e Le Mans është Ducati i Danilo Petrucci që triumfoi në GP e Francës, etapa e nëntë e Botërorit të MotoGP. Suksesi i parë sezonal për pilotin nga Umbria që e mbylli garën përpara Alex Marquez e Pol Espargaro. Befasi për Dovizioso, i katërti në finish, ndërsa për Rossin është një tjetër ëeekend për tu harruar me "zeron" e tretë radhazi pas rrëzimit në fillim të garës. Quartararo, i nënti, arrin të mbajë kryesimin e Botërorit.

Francia duket se i sjell fat Danilo Petruccit që, për të tretin vit radhazi, ngjitet në podiumin e Le Mans. Pas vendit të dytë në 2018 e të tretit vitin e kaluar, për Petrux mbërriti momenti për të fituar shkallën më të lartë, duke udhëhequr garën nga kthesa e parë. Duke përfituar nga një nisje e keqe e liderit të renditjes Quartararo, që nën shi nuk arrij të japë maksimumin, piloti italian kishte ritmin e duhur për të diktuar garën në 26 xhiro. Në luftë me shokun e skuadrës Dovizioso, Petrucci nuk i dha asnjë mundësi ndjekësve duke e mbyllur GP e Francës si protagonist absolut.

Donte ti prishte festën Alex Rins, protagonist i një parakalimi spektakolar në gjysëm të garës, i aftë të qendronte në shinat e Petrucci, Dovizioso e Miller, por pastaj spanjolli e ekzagjeroi deri kur u rrëzua. Spanja megjithatë ka përse të festojë. Me Marc Marquez jashtë, për shkak dëmtimi, është Alex ai që ka mbajtur lart mbiemrin e familjes në MotoGp. Për "vogëlushin" e shtëpisë Honda është koha të shijojë podiumin mes të mëdhenjve për herën e parë, në përfundim të një gare të nisur nga vendi i 18° në start. Duartrokitje për Marquez që në mesin e garës, nga lufta e fortë para tij mes Rins, Pol Espargaro e Dovizioso, përfitoi duke rikuperuar e duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Petrucci.

Befasohet Andrea Dovizioso që pasi u kalua nga Marquez ka pësuar edhe parakalimin e Pol Espargaro e Oliveira, edhe pse në fund rikuperoi vendin e katërt, duke ngushtuar disi pikët që e ndajnë nga Quartararo. Për tu harruar e djela e Diablo që në GP e shtëpisë nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI