Flash

Video/ KO në tre raunde: Krasniqi, kampioni i ri i botës në IBO e WBA

Lapsi.al 11 October 2020
Video/ KO në tre raunde: Krasniqi, kampioni i ri i botës në IBO e
Kampion bote. Robin Krasniqi bokson për Gjermaninë, por është shqiptar dhe nuk e ka fshehur kurrë. Në mbrëmjen e djeshme, Krasniqi bën arritjen historike, duke u bërë shqiptari i parë kampion bote në ring. I mjaftuan vetëm tre raunde atij, për të nxjerrë KO kampionin në fuqi gjermanin Dominic Bosel, për të rrëmbyer titullin kampion bote në kategorinë WBA në peshën e mesme. U kuptua menjëherë supremacia e Krasniqit në ring, kur dominoi të dy raundet e para, me Bosel që më shumë mendonte të mbante larg sfidantin. Krasniqi goditi fort në tre raste, por goditjen fatale e dha në raundin e tretë, kur Bosel nuk arriti të ngrihej para numërimit të arbitrit. Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA. Në karrierë, boksieri regjistron 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Bosel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI