Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

"Futbolli luhet për fitore, por varet nga kundërshtari": Reja duket i frikësuar nga Kazakistani

Lapsi.al 10 October 2020
"Futbolli luhet për fitore, por varet nga kundërshtari":

"Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Janë të organizuar. Kanë 5 mbrojtësa dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona". Edoardo Reja ka nisur kështu të komentojë vlerat e kundërshtarit që Shqipëria do të ketë përballë të dielën në Almati, duke treguar një lloj pasigurie në lidhje me kërkesën për fitore, të artikuluar nga lojtarët gjatë javës në daljet për mediat. "Në krah ka lojtarë të fortë dhe teknikë - ka vazhduar italiani të bëjë bilancin e kundërshtarit -. Izlakan është i rrezikshëm dhe kthehet pas, përbën rrezik të vazhdueshëm. Kazakistani është konstant i qëndrueshëm. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe vënë në rrezik të vazhdueshëm me kundërsulmet".

Pas humbjes në shtator me Lituaninë e sidomos në lidhje me ambicjet për të fituar grupin, të shprehura përpara fillimit të Nations League, është një prapaktheu në sigurinë për ë qenë skuadra dominuese e grupit C4: "Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë - tha Reja në konferencën për shtyp në Almati -. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë".

Nëse flasim konkretisht, rivali përballë është ai i konsideruar më i dobëti në grup, por që tani ka vënë në diskutim rezultatin. Mungesat për shkak të Covid 19 e mbi të gjithë zgjedhjet e teknikut për një grup të ri, duken se konfirmojnë idenë se kombëtarja nuk e ka më prioritet fitimin e grupit, ndoshta për të patur një shans më shumë në turneun e ardhshëm, kur të luhet për të shkuar në finalen e Europianit. "Asgjë nuk është ndërlikuar siç e tha Berisha - vazhdoi tekniku -, jemi të gjitha ekipet me nga 3 pikë. Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv" përfundoi Reja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI