Flash

Hashtagu i Ibrahimovic '#fuckcovid19' bën xhiron e botës: "U shërova! Mbaroi karantina"

Lapsi.al 10 October 2020
Hashtagu i Ibrahimovic '#fuckcovid19' bën xhiron e botës:
Nëse komplikohen gjërat për Inter para derbit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Milan. Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se më në fund është shëruar nga Covid-19. E ka bërë përmes një postimi ku ka bërë cdo gjë të qartë: "U shërova! Autoritetet sanitare të paralajmëruara, karantina përfundoi", ka shkruar suedezi, duke shtuar më pas dy hashtag emblematikë, plotësisht në stilin Ibra: #fuckcovid19 e #godiscomingforyou. Pak minuta më pas erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga ana e Milan, që do të ketë kështu në dispozicion sulmuesin për derbin me Inter. Zlatan është gati të kthehet dhe është më i karikuar se kurrë. KOMUNIKATA ZYRTARE E MILAN "AC Milan komunikon se Zlatan Ibrahimović ka rezultuar negativ për dy tampone radhazi. ATS ka saktësuar shërimin e lojtarit dhe ka konfirmuar kështu përfundimin e karantinës".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI