Shkojnë në pesë rastet e pozitivitetit tek Inter: pas Bastoni, Skriniar, Gagliardini e Nainggolan edhe Radu është infektuar me Covid-19. E ka konfirmuar klubi zikaltër, me portierin rumun që mori mëngjesin e sotëm rezultatin e tamponit të kryer një ditë më parë. Skuadra e Contes do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera ditën e nesërme, por shqetësimi përpara derbit është shumë i madh.
KOMUNIKATA E INTER
FC Internazionale komunikon se Roberto Gagliardini e Radja Nainggolan kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si pasojë e testeve të kryera këto ditë në Appiano Gentile. Në mëngjesin e sotëm është shfaqur edhe pozitiviteti i Ionut Radu pas testit të kryer dje, nesër janë në program kontrolle të mëtejshme.