Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Ëndërrat europiane mbyllen në Maqedoni: Kosova humb në fund rastin e barazimit

Lapsi.al 8 October 2020
Video/ Ëndërrat europiane mbyllen në Maqedoni: Kosova humb

Në ndeshjen më të rëndësishme, Kosova duket se nuk kishte edhe fatin me vete, përvec tetë mungesave me peshë në skuadër. Maqedonia e Veriut, në playoff të Nations League, shkon në finale, në një ndeshje të luajtur më me qartësi se skuadra e Challandes, madje duke parë ti anullohen dy gola për pozicion jashtë loje, përpara se të drithërohet në shtesë nga Aliti, me portierin Dimitrievski heroin e kualifikimit.

Dardanët vuajtën shumë Rashicën, Muriqin, Halimin e Rrahmanin e që nuk do të ishte mbrëmja e tyre u kuptua në minutën e 16, kur goditja e dobët e Ristovskit, gjeti devijimin e pafat të Kolollit, që e dërgoi topin në rrjetë me Muric që vetëm mund të shihte. Një gol që tronditi kosovarët, që iu desh pak kohë përpara se të nisnin sulmet drejt portës maqedonase.

Goli i bukur i Hadërgjonajt në minutën e 29' të takimit, barazoi shifrat në " Todor Proeski Arena", por nuk pati kohë ti jeptë shpresë Challandes, sepse, vetëm 4' minuta më pas, Velkovski shënoi avantazhin e dytë për Maqedoninë, duke i bënë një peshë të madhe bilancit të fitores nga ana e skuadrës së tij. Kosova e detyruar të ndjekë rezultatin, provoi gjithcka për gjithcka, me Challandes që futi të gjithë arsenalin e tij ofensiv, duke rrezikuar ta pësonte nga kundërsulmi maqedonas. Pandev e Ademi shënuan majde dy herë, por në pozicion jashtë loje.

Ndeshja mbeti e hapur dhe në minutën e 4 shtesë Kosova pati në këmbë mundësinë e artë për të barazuar. Zhegrova siluroi nga distanca, Dimitrievski grushtoi e pastaj u përsërit nga fare pranë në goditjen e Alitit, mundësia e fundit për të shkuar në finalen e playoff të Nations League. Shkon aty Maqedonia e Veriut, që në finale do të luajë përballë Gjeorgjisë, që në ndeshjen tjetër të Divizionit C mundi 1-0 Bjellorusinë.

REZULTATET E PLAYOFF

EURO - NATIONS LEAGUE A: PLAY-OFF

Bulgaria 1 - 3 Hungary

Iceland 2 - 1 Romania

EURO - NATIONS LEAGUE B: PLAY-OFF

Bosnia and Herzegovina 1 - 1 Northern Ireland * (pen)

Slovakia * 0 - 0 Ireland (pen)

EURO - NATIONS LEAGUE C: PLAY-OFF

Norway 1 - 2 Serbia (pksh)

Scotland * 0 - 0 Israel (pen)

EURO - NATIONS LEAGUE D: PLAY-OFF

Georgia 1 - 0 Belarus

North Macedonia 2 - 1 Kosovo

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI