Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Shqipëria frenohet në Kazakistan: çfarë humbasin Broja e Seferi

Lapsi.al 11 October 2020
Video/ Shqipëria frenohet në Kazakistan: çfarë humbasin

Nuk duhej të humbisnim dhe nuk humbëm, duhet të fitonim dhe nuk e bëmë, edhe pse i shkuam afër. Në Almati përfundoi 0-0 mes Kazakistanit e Shqipërisë, që tregon një nivel në rritje me kalimin e minutave, por gjithësesi me një përformancë shumë më të mirë se ajo në humbjen e shtatorit përballë Lituanisë, me të cilët do të sfidohemi përsëri pas tre ditësh.

Mekanizmi i një skuadre të rinovuar kishte nevojë për kohë që të funksiononte mirë, edhe pse Kallaku tentoi të merrte përsipër situatam duke treguar personalitet, edhe pse për të qenë protagonist me kombëtaren duhet ende kohë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dyshen e sulmit Broja-Manaj, pak kombinues e jashtë përfshirjes në aksionet e rrezikshme në pjesën e parë. Në një ndeshje të ekuilibruar e me shumë fantazi e energji në fushë të përzgjedhur nga Reja, që preferoi bashkë Kallakun e Baren, por edhe debutimin e Brojës e Kumbullës nga minuta e parë, rreziqet më të mëdha për të dy skuadrat erdhën nga pakujdesitë difensivë, që detyruan Berishën të kontrollonte në dy kohë, ndërsa portierin Pokatilov ti falet traversës që pengoi Marochkin të shënojë në portën e tij.

Në pjesën e dytë, Shqipëria kishte tjetër frymë e solistët luanin tjetër melodi. Kazakistani i besoi kundërsulmit, ndërsa Bare, Broja e Trashi bënë gjithcka për ta fituar ndeshjen, pa ia arritur qëllimit pak për shënjestër të gabuar e pak për mungesë besimi në momentin e fundit. Flagrant rasti i humbur nga sulmuesi shkodran që mund ti jepte debutimit të tij kënaqësinë e golit, por mes tij e rrjetës u fut mbrojtësi, që me portierin të mundur largoi në linjë.

Në fund mund të shënonte edhe Seferi, në fushë për Manaj, por goditja e sulmuesit ishte në trupin e portierit, duke dëshpëruar Rejan që tani e sheh veten me 4 pikë, aq sa Kazakistani dhe pas tre ditësh duhet të luajë në shtëpinë e skuadrës që e mundi një muaj më parë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI