Flash

Shtypi tifozin në San Siro, mbrohet në Gjykatë: “Nuk e bëra unë, ika se u tremba"

Lapsi.al 12 October 2020
Shtypi tifozin në San Siro, mbrohet në Gjykatë: “Nuk e

"Nuk kam shtypur askënd, vetëm u largova i trembur nga rrëmuja". Kjo është ajo cfarë ka deklaruar Fabio Manduca, në seancën dëgjimore me dyer të mbyllura përpara gjykatësit, që ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar për akuzën se ka shtypur e vrarë me makinën e tij Daniele Belardinelli, ultràs i Varese që humbi jetën në përplasjet e 26 dhjetorit 2018 pak larg San Siros para Inter-Napoli.

Manduca, i akuzuar për vrasje të qëllimshme, ka kërkuar të merret sërisht në pyetje, ku ka mohuar akuzat e ka pretenduar se ajo ishte hera e parë që shkonte në stadium për të parë Napolin. 40 vjecari tifoz i Napolit është arrestuar në 18 tetor 2019. Akuza për vrasje të qëllimshme, sipas prokurorëve, përforcohet nga një konsulencë e rëndësishme teknike, firmosur nga disa ekspertë, mes të cilëve anatomopatologia e njohur Cristina Cattaneo.

"Pashë një dritë të kuqe para semaforit - ka pretenduar Manduca -. Ford Transit që ishte para meje u tërhoq mbrapsht, e kalova nga e majta me Renault Kadjar, pastaj policia më bëri shenjë të vazhdoj e eca deri në stadium pa u ndaluar ".

"Sipas meje nuk është një version i besueshëm" ka shpjeguar avokati Gianmarco Beraldo, i punësuar nga mamaja e Belardinelli, një nga tre palët civile që janë kostituuar, bashkë me gruan e ultrasit të Vareses e të bijën mazhorene. Për avokatin është "një version që kundërshton me pohimet e tjera të tij".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI