Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Juventus vendos 'duart' mbi Alaba: asnjë ultimatum nga Bayern, në qershor me parametër zero

Lapsi.al 12 October 2020
Juventus vendos 'duart' mbi Alaba: asnjë ultimatum nga Bayern,

Ka qenë një prej lojtarëve më të kërkuar nga të mëdhenjtë e futbollit europian. Një rast i artë, duke parë kontratën në skadencë qershorin e ardhshëm. David Alaba nuk ka ndërmend të qendrojë në Bavari e fakti që nuk flitet më për rinovim me Bayern është më shumë se domethënës. Juventus ka lëvizur prej kohësh për mbrojtësin polivalent dhe është në një pikë të avancuar të tratativës me stafin e lojtarit. Alaba mund të mbërrijë me parametër zero në fund të këtij sezoni, ose duke parë mardhëniet e mira të torinezëve me Bayern Mynih, janarin e ardhshëm.

Alex Sandro, përtej problemeve fizike aktuale, nuk ka bindur plotësisht vitin e kaluar. Frabotta është ende shumë i ri e Cuadrado duhet të adaptohet në një rol jo të tijin. Ja përse Alaba i duhet sa më parë të jetë e mundur një Juventusi që do të arrinte kështu të zgjidhte problemin e krahut të majtë. Mbrojtësi austriak, ka treguar se është një nga më të përdorshëm në Europë, duke qenë se shpesh luan si qendror e në të kaluarën ka luajtur edhe si mesfushor.

Drejtuesit bardhezinj kanë një raport të ngushtë me Bayern, si tregon edhe lëvizja e fundit e Douglas Costa. Kështu që mund të arrihet një akord për ta sjellë Alaba në Torino që në merkaton e janarit.

SALIHAMIDZIC: "ASNJË ULTIMATUM PËR ALABA"

Gjatë prezantimit të lojtarëve të ardhur Bouna Sarr e Eric Maxim Choupo-Moting, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka folur për të ardhmen e Alaba: “David është një lojtar i yni, është në klub prej shumë, shumë kohe, 12 vjet. Nuk do ti japim një ultimatum. E dimë të gjithë cfarë mund të na japë. Po mundohemi ta bindim. Natyrisht do të ishim të kënaqur nëse qendron në Mynih e shpresojmë që firma të mbërrijë herët e vonë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI