Lautaro Martinez do të kthehet në Itali vetëm pas ndeshjes së Argjentinës kundër Bolivisë për tu përqendruar në derbin me Milan. E ndërsa ndodh kjo, për Toron cështja më e nxehtë jashtë fushës është rinovimi me Inter. Për të zgjatur raportin mes argjentinasit e zikaltërve, tratativa parashikohet të futet në fazë të nxehtë muajin e ardhshëm, por bazat janë pozitive, përtej skemave të përdorura nga palët. E ka siguruar këtë një nga menaxherët e argjentinasit, Rolando Zarate: "Lautaro ndihet shumë mirë tek Inter".
Kështu, i drejtpërdrejtë e kategorik, menaxheri i sulmuesit i përgjigjet kujtdo që provon ta pyesë për Barcelonën e tratativën e pretenduar verore: "Nuk është korrekte të flasësh për Barcelonën - ka theksuar Zarate gjatë programit 'TTSports' në RadioTrendTopic - Lautaro është një lojtar në pronësi të Inter. Do të ishte mungesë respekti ndaj klubit që i ka hapur dyert në Europë. Tani, e përsëris, ndihet shumë mirë me zikaltrit".