Flash

“Tifoz i Milan që fëmijë": Igli Tare, milanisti që refuzoi Maldinin

Lapsi.al 14 October 2020
“Tifoz i Milan që fëmijë": Igli Tare, milanisti

Igli Tare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se këtë vit gjërat nuk nisën shumë mirë për Lazion e tij. Drejtori Sportiv, i konsideruar si një ndër më të mirët në Serie A, vetëm dy sezone më parë ishte pranë kalimit tek Milan, por refuzoi, duke u shprehur se "zgjodha me zemër". Vetëm se tani shqiptari ka zbuluar se kur mori vendimin e ka thyer një pjesë të zemrës, atë që bën tifo për Milan që në fëmijëri.

“Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin hollandez të drejtuar nga Sacchi. Kam qenë tifoz i tyre i vogël, kam luajtur ndeshjen e parë në Serie A kundër Milan. Oferta e Milan më erdhi dy sezone më parë nga Maldini, por raporti im me Lazion është jashtë normales, janë shumë vite që qendroj në Romë. Ishte një relacion i lindur papritur, si një dashuri që të përfshin. Sidoqoftë ishte shumë e vështirë për mua të refuzoja Milan”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI