Flash

"I kërkoj falje të gjithëve": Seferi bën 'mea culpa', humbi raste që kushtuan 4 pikë në dy ndeshje

Lapsi.al 14 October 2020
"I kërkoj falje të gjithëve": Seferi bën 'mea

“Jam shumë i mërzitur. I kërkoj falje të gjithë çunave". Taulant Seferi nuk gjen ngushëllim në performancën pozitive të bërë në minutat që pati në dispozicion në Vilnus kundër Lituanisë, duke kujtuar një tjetër rast flagrant para portës që mund ti jepte fitoren Shqipërisë. Njësoj si ndodhi kundër Kazakistanit, sulmuesi shpërdoroi mundinë për 1-0, duke i kushtuar 4 pikë në dy ndeshje kuqezinjve. "Mendoj se kam bërë një super paraqitje, ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe besoj shumë në veten time se në të ardhme do të vijnë shumë gola për Kombëtaren - shpjegoi sulmuesi i Young Boys -. Besoj që Kombëtarja është duke shkuar në rrugë të mirë".

Nuk mund të mos e conte mendjen tek penalltia e paakorduar në minutën e 24 të ndeshjes edhe Seferi. Sipas 23 vjeçarit, gjykimi ishte skandaloz: "Ishte 100 % penallti ajo, topi po shkonte drejt portës, do futej gol. Gjykimi ka qenë katastrofik, kundër nesh. Prandaj them që 100% e kemi merituar fitoren, nuk na deshi fati. Kam 2 vite që luaj sulmues qendre, ky pozicion po më përshtatet më shumë", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI