Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një mes Houllier e Parry i humbën Liverpool goditjen e shekullit: “Desh u mbytëm kur e pamë”

Lapsi.al 15 October 2020
Një mes Houllier e Parry i humbën Liverpool goditjen e shekullit:

Merkato është e bërë nga rastet, mundësitë e humbura e ato të shfrytëzuara. E disa blerje, të bëra ose të munguara, shënojnë përgjithnjë historinë e një klubi. Është rasti i Liverpool, që iu desh shumë për tu kthyer i madh në Premier League. E ndoshta mund të kishte marrë një rrugë të shkurtër, nëse në 2003 gjërat do të kishin shkuar ndryshe kur bëhej fjalë për të blerë një djalosh të ri portugez… Phil Thompson, legjenda e Reds, shpjegon për The Athletic se Cristiano Ronaldo duhet të përfundonte tek Liverpool, por klubi nuk e kapi castin dhe e humbi tek rivalët e United…

E të mendosh që kampionët e Anglisë në fuqi do ta paguanin pak! “Të gjithë flisnin mirë. Tony Henry, ish-mesfushori i City, punonte për menaxherin Paul Stretford, të cilit Jorge Mendes i kishte dhënë detyrën të krijonte interes për Ronaldon në Angli. Mezi prisnin ta largonin nga Sporting e më ftuan të shihja një ndeshje. Më thanë se cmimi ishte 4 milionë euro, por që mund ta paguanim në 4 vjet. E kur i pyeta për rrogën, më thanë se do të kërkonte 1 milionë stërlina në vit. Shumë për një 18 vjecar, por ishte i negociueshëm".

Pastaj në lojë hyri fati.”Ishte e djelë, kështu i shpjegova se duhet të kthehesha në Liverpool e të flisja me Gerard Houllier e të shihja cmund të bënim. I dhashë informacionet Gerard, që më tha se do të fliste me drejtuesin Rick Parry. Ajo që ndodhi ishte se një javë më vonë në Melwood pashë tek Sky titrën ‘Manchester United blen Cristiano Ronaldo nga Sporting për 12,2 milionë stërlina’.’ Nuk mund ta besonim, unë e Houllier për pak u mbytëm me atë që po hanim”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI