Flash

Eriksen i jep mesazhin e qartë Contes: "Në Kombëtare me fusin në lojë e jam i lumtur"

Lapsi.al 15 October 2020
Eriksen i jep mesazhin e qartë Contes: "Në Kombëtare me
Inter 'rigjen' Christian Eriksen. Kur vesh fanellën e Danimarkës ish-mesfushori i Tottenham nuk gabon asgjë: pas golve kundër Ishujve Faroe e Islandës, lojtari ka festuar 100 prezencat në kombëtare duke shënuar në Ëebley penalltinë vendimtare për të mundur Anglinë e tani kandidohet për një fanellë titullari për derbin e të shtunës. "Jam i lumtur të kthehem gjithmonë, sepse këtu më fusin në lojë e jam i lumtur", ka thënë mesfushori në fund të ndeshjes, duke i dërguar një mesazh të qartë Antonio Contes. "Besoj se kudo ku kam luajtur, edhe tek Spurs, ka qenë gjithnjë kënaqësi të vij të luaj me kombëtaren. E tani nuk ka ndryshuar gjë - ka thënë Eriksen pas suksesit në tempullin e shenjtë të futbollit anglez - Natyrisht të gjithë e dinë se shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk luaj më aq sa luaja tek Tottenham, por jam entuziast kur vij në kombëtare e nuk ka rëndësi në cilin klub apo ku luaj unë. Jam i lumtur cdo herë sepse këtu më fusin në lojë e jam i lumtur". Kështu, Danimarka duket se i ka kthyer Contes atë lojtarin që mund ti jepte kapërcimin në kualitet zikaltërve, ndërkohë që e ka përjetuar sezonin e tij të parë në Milano me shumë luhatje, duke luajtur vetëm 3 ndeshje si titullar. Tre gola në tre ndeshje me Danimarkën janë një kartvizitë e bukur për një fanellë titullari në derbi, por edhe nëse nuk e nis nga minuta e parë kundër Milan, Eriksen mund të jetë i nevojshëm për cështjen tani që Champions po kthehet e do të luhet cdo tre ditë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI