Gati një vit distancë nga ngjarja, vendoset drejtësia. Në shkurt 2019, një “tifoz” i West Ham ofendoi Mohamed Salah ndërsa sulmuesi i Liverpool ishte gati të ekzekutonte një goditje këndi. Fjalë të rënda me sfond racist që nuk kaluan pa vëmendje. Një video, që qarkulloi në rrjetet sociale, ishte përdorur si provë për të treguar fajin e tifozit. Si bën të ditur BBC, tani, personi është ndëshkuar.
Tale Bradley Thumwood, 48 vjecari tifoz i West Ham, pas një viti ka pranuar fajet e tij, duke konfirmuar se ishte protagonist i fyerjeve raciste edhe për shkak të fesë, kunddrejt Salah: "Salah ti musliman i ndyrë. Shko q*u". Sulmuesi i Liverpool, në atë rast (shkurt 2019), po bëhej gati të luante topin nga flamuri i këndit kur personi në fjalë nisi ta ofendonte rëndë.
West Ham bashkëpunoi me forcat e rendit për të ndëshkuar tifozin, duke furnizuar cdo provë të mundshme për të gjetur fajtorin. Në fund, gjykatësit kanë zgjedhur një dënim të rëndë: përjashtimin e tifozit për tre vjet nga cdo ndeshje, përvec një gjobe prej 400 stërlinash.