Flash

Robinho i akuzuar për dhunë seksuale: sponsorët në ikje nga Santos për cështje morali

Lapsi.al 15 October 2020
Robinho i akuzuar për dhunë seksuale: sponsorët në ikje nga

Robinho, ish-ylli brazilian i futbollit, u kthye vetëm pak ditë më parë tek Santos, aty ku karriera e tij nisi në mesin e viteve 90 me moshat, por në anët e San Paolos jo të gjithë janë të kënaqur me zgjedhjen e shoqërisë bardhezi, përkundrazi. Kontrata për 5 muaj që ka firmosur Robinho, ka shkaktuar polemika e indinjatë madje me braktisjen e një nga nëntë sponsorët e shoqërisë. Motivi? Për Robinho është pezull një dënim në shkallën e parë për përdhunim, dhënë në 2017 nga Gjykata e Milanos.

Kështu, asnjë festim, apo tapet të kuq për kthimin e djaloshit të artë, për herë të katërt në karrierë, e para nga 2014-15. Vetëm polemika e inat që po e transformojnë në një autogol lëvizjen e Santos. Kritikave, tani po i shtohen veprimet konkrete që po e vendosin shoqërinë bardhezi në vështirësi, me sponsorët e parë që po braktisin projektin, si pronari që stamponte emrin e tij brenda numrave në bluza, duke garantuar pak më pak se 10% të të ardhurave totale nga kontratat e sponsorizimit, i cili njoftoi përfundimin e menjëhershëm të marrëveshjes të mërkurën. "Një gjest - lexohet në shpjegim - në përputhje me konsideratën dhe ndjeshmërinë që kemi në publikun femër dhe të drejtat e tij".

Sponsorët e tjerë kanë shprehur siklet dhe bezdi dhe nuk janë aspak të lumtur ta shohin imazhin e tyre të lidhur me emrin e Robinhos. Për më tepër, ekziston një ankesë zyrtare e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Sportit nga 13 organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave që kërkojnë të ndalojnë ish-sulmuesin e Milan dhe Real Madrid të zbresë në fushë, duke synuar përjashtimin e lojtarit nga regjistri i federatës lokale të futbollit. Nga pikëpamja ligjore, siç kujtohet nga avokatët e lojtarit, çështja nuk ka përfunduar ende, me lojtarin në pritje të rezultatit të apelit të paraqitur.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI