Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

"Doktori" infektohet me Covid-19: "Jam i trishtë e i nervozuar, shpresoj të shërohem shpejt"

Lapsi.al 15 October 2020
"Doktori" infektohet me Covid-19: "Jam i trishtë e i
Surprizë e shëmtuar për Valentino Rossi në vigjilje të fundjavës së raundit të parë në Aragon të MotoGP. Pesarezi i Yamahas, në fakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e duhet të heqë dorë nga gara e të dielës e me shumë mundësi edhe atë të javës së ardhshme në të njëtën cirkuit. Ishte vetë Doktori që ka dhënë lajmin në profilet e tij sociale. "Jam i trishtë e i nervozuar sepse bëra më të mirën për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohem sa më shpejt", ka shkruar ai. "Fatkeqësisht këtë mëngjes u zgjova e nuk ndihesha mirë. Ndihesha pa fuqi e kisha pak temperaturë, kështu që njoftova menjëherë mjekun që më bëri dy teste. Rezultati i 'testit të shpejtë PCR' ishte negativ, pikërisht si testi që kisha bërë të mërkurën. Por i dyti, nga i cili mu dërgua rezultati në orën 16:00 i kësaj pasdite doli pozitiv. Jam shumë i zhgënjyer për faktin se duhet të humbas garën e Aragon. Më pëlqen të jem optimist e me besim, por pres që edhe raundi i dytë në Aragon të jetë një 'no go' edhe për mua... Jam i trishtë e i nervozuar sepse bëra më të mirën për të respektuar protokollin e edhe pse testi i të martës doli negativ u izolova që kur u ktheva nga Le Mans. Sidoqoftë, është kështu, e nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën. Tani do ndjek këshillën e mjekut, e shpresoj të shërohem sa më shpejt ", il suo messaggio. Rossi është piloti i dytë i MotoGP që rezultoi pozitiv pas spanjollit Jorge Martin, i detyruar të humbasë dy gara në Moto2. Në Le Mans mungonin teknikët e team Yamaha, mes të cilëve Project leader i M1, për shkak të pozitivitetit të njërit prej tyre. Valentino ndodhet në Tavullia, ku mbërriti të dielën pas garës franceze, e ka qendruar gjithnjë në shtëpi. Nuk ka patur kontakte me pilotë të tjerë të Academy e me anëtarë të skuadrës së tij.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI