Flash

Ministri Spadafora, replikon me fjalë të rënda për CR7: "Mos ji arrogant e gënjeshtar"

Lapsi.al 17 October 2020
Ministri Spadafora, replikon me fjalë të rënda për CR7:

Një përplasje e fortë mes Cristiano Ronaldo e Vincenzo Spadafora. Portugezi në direkte në Instagram ka folur për gënjeshtra në lidhje me pretendimin për thyerjen e protokollit ndaj Covid-19. E menjëhershme replika e ministrit të sportit: “Fama dhe aftësia e disa lojtarëve nuk i autorizon të jenë arrogantë, të parespektueshëm e të gënjejnë: përkundrazi, sa më i njohur të jesh aq më shumë duhet të kesh përgjegjësinë për të menduar para se të flasësh e të japësh shembullin e mirë", ka thënë ai për agjensinë e lajmeve Ansa.

Pastaj ministri është munduar të zbusë tonet me një komunikatë zyrtare: "Nuk kam ndërmend të vazhdoj në pafundësi në lidhje me këtë temë: konfirmoj atë që thashë dje në lidhje me braktisjen e hotelit nga disa lojtarë të Juventus, duke u bazuar ndër të tjera në komunikimin e shoqërisë me Asl e Torinos. Nuk do të ndërhyj më për këtë cështje e i uroj shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI