Flash

Cristiano Ronaldos akuzon ministrin e sportit: "Është gënjeshtër, nuk kam thyer protokollin"

Lapsi.al 17 October 2020
Cristiano Ronaldos akuzon ministrin e sportit: "Është

Cristiano Ronaldo është mirë dhe i motivuar. E për ta treguar është prezantuar në një direkte në Instagram me ndjekësit e tij, duke hedhur poshtë akuzat se ka thyer rregullat e karantinës pasi rezultoi pozitiv me Covic-19. "Po respektoj protokollin, nuk kam thyer asnjë rregull, si është thënë: është një gënjeshtër - ka shpjeguar portugezi duke replikuar ndaj deklaratave të Spadaforës -. Jam kthyer nga Portugalia sepse unë e skuadra ime u kujdesëm për të gjithë procedurat". "Jam kthyer në Itali me aereoambulancë e nuk pata kontakt me asnjë edhe në Torino", shtoi ai.

“Kam qendruar gjithë kohën në shtëpi, tani po merr rreze dielli, që të kaloj ditët - ka shtuar CR7 -. Familja ime është në një kat tjetër të shtëpisë, nuk mund të kemi kontakte, por për momentin gjithcka ok". "Si e shihni jam mirë. Jam asimtomatik e këtë mbrëmje kam fjetur mirë – ka thënë sulmuesi i Juventus -. Doja tiu falenderoja për mesazhet e shumta të mbështetetjes që më keni dërguar". "Shpresoj të kthehem shpejt të stërvitem, të luaj e ti gëzohem jetës” përfundoi CR7.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI