Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Ronaldo, Ibrahimovic e Pellegrini të infektuar, batuta e Rossit epike: "Sic duket, virusi di të zgjedhë mirë"

Lapsi.al 17 October 2020
Ronaldo, Ibrahimovic e Pellegrini të infektuar, batuta e Rossit epike:

Zhgënjim i madh për Valentino Rossin që do të jetë i detyruar të shohë GP e Aragon nga divani i shtëpisë për shkak të pozitivitetit me koronavirus, zbuluar në orët e fundit. "Doktori" ka shpjeguar se është nxitur nga të tjerët për të bërë atë tampon që më pas rezultoi pozitiv: "Mes të mërkurës e të enjtes në mbrëmje nis të ndihesha keq, dhimbje në shpinë e në kocka. Mata temperaturën e kisha 37,6".

Duke folur në Radio Deejay, për pilotin pesarez nuk pati asnjë dyshim: "I thashë vetes, 'pa shih pak'. Pastaj shkova të bëja një tampon të shpejtë, përsëri negativ, por vendosa të mos nisesha sepse isha keq. E tamponi pozitiv erdhi pasdite. Për fat isha në shtëpi, kështu që nuk kisha takuar njeri. Nervozizmi nuk më ka kaluar akoma".

Në orët para shfaqjes së simptomave, Rossi i ishte nënshtruar tamponeve të detyrueshëm që do ti garantonin nisjen për në Aragon: "Bëra tamponin klasik që duhej bërë të martën në mëngjes para garës, e isha mirë. Kisha lejen për të shkuar. Nëse do mbetesha 1 javë i mbyllur në Aragon, do isha hedhur nga taraca" ka shpjeguar duke qeshur "Doktori" që tani po bën karantinën në banesën e tij në Tavullia.

Valentino e mbyll me një batutë, duke parë që në listën e të infektuarve janë shtuar persona të famshëm si Cristiano Ronaldo e Federica Pellegrini: "I shkrova edhe Federicas. I thashë që virusi ditka të zgjedhë, sepse më kapi mua, atë, Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic. E ka rritur shënjestrën. Sidoqoftë në fund është si grip: temperaturë konstante, dhimbje koke e dhimbje trupi".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI