Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Juventus e pëson si Liverpool: shikoni golin e anulluar Moratës ndaj Crotones

Lapsi.al 17 October 2020
Video/ Juventus e pëson si Liverpool: shikoni golin e anulluar Moratës

Juventus frenohet sërisht dhe Pirlo tani duhet të shohë me kujdes cfarë nuk funksionon në skuadrën e tij. Pa Ronaldon, jashtë për shkak të Covid, e gjithë vëmendja ishte tek Federico Chiesa, që dështon në debutim, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë me rezultatin të fiksuar në 1-1, që nuk ndryshon më pas deri në fund. Morata shënoi golin e parë pas rikthimit në bardhezi, por mund të kishte shënuar dygolësh, nëse VAR nuk do ta kishte anulluar për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Nuk ishte një ndeshje brilante e bardhezinjve, që e panë veten në disavantazh që në minutën e 12, kur Simy realizoi me penallti. Shumë të rinj në skuadër për ti dhënë pushtet fanellës: Frabotta e Portanova, Kulusevski e Chiesa. E megjithatë bardhezinjtë e spostojnë lojën drejt portës kundërshtare, duke barazuar në minutën e 21 me Alvaro Moratan. Spanjolli shfrytëzoi një asist të Chiesa duke shënuar golin e parë në ndeshjen e dytë me bardhezinjtë.

Përmbysja e rezultatit tani dukej cështje kohe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Juventus nuk di të gjejë hapësira, askush nuk bën diferencën në një kundër një dhe i vetmi që bën punë i vetëm është Morata. Gjërat u komplikuan edhe më shumë në të 60 kur Chiesa ndërhyn me takë mbi kundërshtarin, duk u ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen e parë si bardhezi. Rabiot e Cuadrado në fushë dhe pikërisht kolumbiani jep superioritet me driblimet e tij dhe mund të kishte qenë karta fituese nëse në pasimin e tij, Morata nuk do të kishte pasur këmbën disa centimetra para mbrojtësit të fundit.

Kështu, në tre ndeshje të luajtura (me Napolin fitoi në tavolinë) Pirlo ka marrë një fitore kundër Sampdorias e dy barazime kundër Romës e Crotones. 8 pikë nuk janë shumë për një skuadër kampione në fuqi, që e sheh Milan tashmë ti largohet 4 pikë, në vetëm 4 javë...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI