Flash

"Çfarë ngjyre ka Milano?": festa në dhomat e zhveshjes me Ibrahimovic lider: "Nuk më ndalin dot"

Lapsi.al 18 October 2020
"Çfarë ngjyre ka Milano?": festa në dhomat e
39 vjec e nuk i ndjen. Zlatan Ibrahimovic edhe një herë ka folur në fushë e, pasi qendroi i izoluar për shkak të Covid, u kthye të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë vendimtar. Dygolësh kundër Inter e sukses në derbi për Milan: "Isha i mbyllur në shtëpi dy javë, kisha shumë uri dhe e tregova me dygolëshin. Jam i zhgënjyer që humba penalltinë, por e rëndësishme ishte të fitonim". Milan është i vetëm në krye të renditjes pas 4 javësh: "Jemi në fillim, por që kur kam ardhur kjo skuadër po bën gjëra të mëdha. Ka ndryshuar në mentalitet, të rinjtë marrin përgjegjësi e stërviten fort". Ibrahimovic është lideri i padiskutueshëm i Milan të Pioli: "Ndjej shumë përgjegjësi - ka thenë ai pas ndeshjes -. Jam më i vjetri, por situata më pëlqen sepse të gjithë më ndjekin e kanë uri për fitore". Ashtu si vera e mirë, Ibrahimovic duket se përmirësohet me vitet: "Ndihem më i kompletuar se kur isha 30 vjec - ka komentuar suedezi -. Nëse do kisha gjendjen e 10 viteve më parë me kompletimin që kam tani, sdo më ndalte askush. Por edhe tani nuk më ndalin dot...".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI