Flash

Dybala debat me Paraticin në tunel e 'like' i dyshimtë në Twitter

Lapsi.al 18 October 2020
Dybala debat me Paraticin në tunel e 'like' i dyshimtë

Pas mungesës së impenjimit në kombëtare për shkak të problemeve intestinale, zero minuta edhe në Crotone-Juventus për Paulo Dybala që qendroi në pankinë për gjithë ndeshjen. Situata nuk i ka pëlqyer sulmuesit që, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, ka patur një debat të fortë me Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes në përfundim të ndeshjes. Dybala i ka shfaqur drejtorit sportiv bardhezi pakënaqësinë e tij për mos aktivizimin në fushë.

Pirlo, pas ndeshjes, e ka motivuar kështu zgjedhjen: "Është stërvitur të premten 10 minuta, nuk ishte situata ideale (me skuadrën të mbetur me 10 për daljen e Chiesa me të kuq) për ta futur në fushë".

Shpjegim që nuk e ka bindur plotësisht Joya, të paktën duke interpretuar një 'like' (pastaj të hequr) në një tweet të Fabiana Della Valle, gazetare e La Gazzetta dello Sport, që kishte shkruar: "Pyes veten nëse ka kuptim të marrësh Dybala në Crotone, nëse nuk do ti japësh minuta në këmbë. Nëse nuk do të ishte në gjendje të luante, nuk ishte më e udhës ta linin në Torino të stërvitej? #CrotoneJuve".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI