Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Premier League: harakiri i Tottenham, nga 3-0 në 3-3 ndaj West Ham

Lapsi.al 18 October 2020
Video/ Premier League: harakiri i Tottenham, nga 3-0 në 3-3 ndaj West Ham

Në javën e pestë të Premier League, Tottenham lejon ti rikuperojnë tre gola në një 3-3 final përballë West Ham në derbin e Londrës. Spurs, në ditën e debutimit të Bale (i futur në të 72’), fluturuan në 3-0 pas vetëm 16’ lojë falë Son e Kane (dygolësh), por u arritën në fund nga Hammers, në gol me Balbuena (82’), autogolin e Sanchez (84’) e Lanzini (94’). Dy rezultate 1-1, ndërkohë, në Sheffield United-Fulham e Crystal Palace-Brighton.

TOTTENHAM-WEST HAM 3-3

Një barazim që dhemb për Tottenham, sidomos duke patur parasysh startin e ndeshjes nga Spurs. Të besuarit e Mourinho patën nevojë vetëm për 46 sekonda për të kaluar në avantazh: Kane shërbeu për Son, që hyriu në zonë dhe me të djathtën mposhti Fabianskin. Në minutën e 8', Spurs dyfishuan me një super gol të Kane: tunel ndaj Rice dhe e djathtë në cepin e portës. Sulmuesi anglez gjeti edhe golin e dytë në të 16' me goditjen me kokë në krosimin e Reguilon. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithcka me Hammers që shkuan pranë golit me Fornals, por duke rrezikuar të pësonin pokerin nga Kane, që goditi shtyllën. Në të 72', debutoi Gareth Bale, i kthyer në Angli pas lamtumirës në 2013. Por në finale, Tottenham shuhet përfundimisht, e West Ham përfiton duke shënuar dy gola në dy minuta: në fillim goditja me kokë e Balbuena në të 82’, pastaj autogoli i Sanchez në të 84'. Në aksionin e fundit të ndeshjes, Lanzini gjeti barzimin për Hammers duke tërbuar Mourinho, që ngjitet në kuotën 8 pikë, por nuk arrin dot Liverpool.

SHEFFIELD UNITED-FULHAM 1-1

Në Bramall Lane, pas një goli të anulluar ndaj Sheffield në pjesën e parë, ndodh gjithcka në të dytën: Fulham ka mundësinë ta zhbllokojë në të 57', por Mitrovic goditi traversën nga pika e bardhë. Cottagers kaluan gjithësesi në avantazh në të 77' me të majtën e Lookman, por në të 85' vendasit barazuan në 1-1 me penallti falë Sharp.

CRYSTAL PALACE-BRIGHTON 1-1

Ndeshja në Selhurst Park u zhbllokua në minutën e 19': Lamptey pengoi Batshuayi në zonë e Zaha, nga pika e bardhë, zhvendosi Ryan, duke kaluar në avantazh të besuarit e Roy Hodgson. Në pjesën e dytë, ish-lojtari i Dortmund shënoi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Finale drithëruese, me Mac Allister që gjeti barazimin në të 90' e Dunk që u ndëshkua me karton të kuq në shtesë, duke e lënë me 10 lojtarë Brighton, që megjithatë rezistoi duke marrë barazimin.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Sheffield United 1 - 1 Fulham

Crystal Palace 1 - 1 Brighton & Hove Albion

Tottenham Hotspur 3 - 3 West Ham United

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI