Flash

Konfirmohet diagnoza që tmerronte Klopp: këputje e ligamentit, ja kur kthehet Van Dijk

Lapsi.al 18 October 2020
Konfirmohet diagnoza që tmerronte Klopp: këputje e ligamentit, ja kur

Këputje e ligamentit të kruciatit: lajme të këqija për Liverpool, që humbet mbrojtësin e tij më të mirë, Virgil van Djik, për të paktën 6 muaj. Hollandezi, i dalë para kohe në derbin kundër Everton pas një ndërhyrje të frikshme të portierit Jordan Pickford, i është nënshtruar kontrolleve të hollësishme që kanë evidentuar këputjen e ligamentit të krociatit të gjurit të djathtë.

"Liverpool FC mund të konfirmojë se Virgil van Dijk do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në gju, të shtunën gjatë barazimit 2-2 në shtëpinë e Everton. Mbrojtësi qendror ka dëmtuar ligamentet e gjurit si pasojë e një incidenti që ka përfshirë portierin e Blues Jordan Pickford pas 6 minutash lojë në Goodison Park - lexohet në komunikatën e Reds -. Van Dijk është detyruar të zëvendësohet e kontrollet e mëtejshme saktësuan se është i nevojsëm një operacion. Nuk është fiksuar asnjë datë specifike për rikthimin e tij në fushë në këtë pikë. Pas ndërhyrjes, Van Dijk do të nisë një program rehabilitimi me stafin mjekësor të klubit për ti lejuar që të kthehet në formën e tij më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI