Flash

Video/ Villareal fiton dhe merr kryesimin: 'nëndetësja e verdhë' përfiton nga rrëzimi i Real e Barca

Lapsi.al 18 October 2020
Video/ Villareal fiton dhe merr kryesimin: 'nëndetësja e

La Liga po kthehet në një kampionat shumë interesant, mjafton të shohësh renditjen ku në krye nuk janë emrat e zakonshëm të Real Madrid, Barcelona apo Atletico Madrid, por surpriza si Getafe e Cadiz dje e Villareal sot. Pikërisht nëndetësja e verdhë ka mundur në shtëpi Valencian 2-1, duke u zhvendosur provizorisht në krye të kampionatit.

Në garën e vlefshme për javën e 6 të La Liga, Villareal tregoi se do të jetë një kundërshtar i fortë për të gjithë. Alcacer me penallti hapi rezultatin në minutën e 6', por Valencia nuk hoqi dorë nga ndeshja. Në minutën e 37 Guedes barazoi rezultatin, në një ndeshje të hapur e me raste në të dy krahët, por që u vendos nga Parejo në të 69'. Villareal mbeti me 10 lojtarë në të 90' për shumë kartonësh të verdhë të Kubo, por Valencia nuk kishte kohën e duhur për ta shfrytëzuar superioritetin numerik.

Në ndeshjet e tjera, Eibar barazoi pa gola ndaj Osasunas, ndërsa pikën e ndajnë edhe Huesca e Valladolit me president Fenomenin Ronaldo. 2-2 mes tyre, ndërsa fitoren e vetme në transfertë e fiksoi Elche, që kaloi në Alaves me golat e Milla e Morente. Sukses 2-0 edhe për baskët e Athletic ndaj Levantes.

SPAIN - LALIGA SANTANDER

Eibar 0 - 0 Osasuna

Athletic Bilbao 2 - 0 Levante

Villarreal 2 - 1 Valencia

Deportivo Alaves 0 - 2 Elche

SD Huesca 2 - 2 Real Valladolid

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI