Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Roma shuplakë Beneventos: Kumbulla 12 minuta në fushë

Lapsi.al 18 October 2020
Video/ Roma shuplakë Beneventos: Kumbulla 12 minuta në fushë

Në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 4 të Serie A, Roma mposht 5-2 me përmbysje Beneventon e arrin Inter në renditje në kuotën 7 pikë. Caprari ngriu Olimpicon në minutën e 5', por verdhekuqtë përmbysin ndeshjen në 4 minuta, mes të 31' e 35' falë dyshes së tyre të spikatur Pedro e Dzeko. Miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin në minutën e 55' falë Lapadulas, që shënoi pas penalltisë së grushtuar fillimisht nga Mirante. Në të 69' Veretout kaloi sërisht Romën në avantazh me penallti, Dzeko bëri poker në të 77' e Carles Perez përfundoi shuplakën në minutën e 89'.

Me pak frikë e pasiguri, por në fund Roma mori një fitore të rëndësishme, që i lejon të arrijë Inter në klasifikim e ta shohë veten -1 nga Napoli e Juventus. Ata që kanë nderuar teknikun Fonsecan, janë treshja ofensive (Pedro, Mkhitaryan e Dzeko), të aftë të gjenden në hapësira e të dialogojnë mes tyre, duke shfrytëzuar në maksimum gjithë kualitetin që kanë në këmbë. 12 minuta lojë edhe për mbrojtësin e kombëtares Marash Kumbulla, që ka humbur dualitetin me Ibanez, pas dëmtimit të Smalling.

Për Beneventon, ndërkohë, për gati 70 minuta mbeti iluzioni për tu kthyer në shtëpi me një barazim të cmuar, mendim që u shua në fund, kur Roma ndryshoi ritëm (5-2), për lumturinë e Dan e Ryan Friedkin (të dy prezentë në tribunë).

GOLAT E NDESHJES

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI