Flash

Lautaro Martinez, 'pickon' Juventus e CR7: "Çfarë kujtimesh Tripleta, Messi më i miri në botë"

Lapsi.al 19 October 2020
Lautaro Martinez, 'pickon' Juventus e CR7: "Çfarë

Të mërkurën nis sezoni europian i Inter e Lautaro Martinez është rrëfyer në faqen zyrtare të Uefa-s, duke kujtuar Tripletën e përjetuar si tifoz: "Kujtoj se e kam parë finalen e Champions League në Argjentinë, me familjen time. Një fitore shumë e rëndësishme për klubin e sinjifikative për ne, duke qenë se luanin shumë argjentinas". Një ngacmim për Juventus, të cilëve zikaltrit ia tregojnë gjithnjë Tripletën si arritjen që bardhezinjtë nuk e arritën dot kurrë, ndërsa për Javier Zanetti, sulmuesi i Inter ka vetëm elozhe: "Shumë i rëndësishëm në klub e për skuadrën, na transmeton ndjesinë e përkatësisë. Më ka ndihmuar me gjuhën kur mbërrita, do ti jem gjithnjë mirënjohës".

Në lidhnje me temën e bashkëkombasve, Toro ka shprehur edhe një herë adhurimin për Lionel Messi: "E kam thënë në të shkuarën, e përsëris tani e do ta bëj edhe në të ardhmen: është lojtari më i mirë në botë. Për mua është në një tjetër nivel, e gjithnjë një hap para të tjerëve e sheh lojën në mënyrë të ndryshme nga të tjerët" ka thënë Lautaro, me një frazë që nuk do ta bëjë aspak të lumtur Cristiano Ronaldon.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI