Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Inzaghi injoron rrezikun e shkarkimit: "Lotito do Allegrin? Nuk e besoj"

Lapsi.al 19 October 2020
Inzaghi injoron rrezikun e shkarkimit: "Lotito do Allegrin? Nuk e

Pas humbjes së rëndë kundër Sampdorias në kampionat, Lazio hidhet menjëherë në sulm të revanshit në Europë. Të martën bardhekaltrit do të presin në Olimpico Borussia Dortmund për raundin e parë të grupit në Champions e Simone Inzaghi karikon skuadrën. "Në Xhenova kemi bërë përfaqësimin më të keq të viteve të fundit, por e dimë ku gabuam - ka shpjeguar tekniku -. Me Borussian dua menjëherë një përgjigje nga skuadra, edhe pse është një debutim i vështirë kundër një prej 8 klubeve më të fortë të Europës".

Të luash në Champions është një kënaqësi e madhe, por Inzaghi e di mirë se nuk do të jetë e lehta ta luajë me të mëdhatë e Europës. Duke filluar nga Borussia Dortmund. "Është një nga tetë skuadrat më të mira të Europës. Është e kolauduar e ka lojtarë me shumë kualitet. Do jetë një debutim i vështirë, e dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të madhe", ka shpjeguar tekniku bardhekaltër, që duhet të bëjë llogarinë me infermerinë plot e emergjencën në mbrojtje.

Në fund edhe një batutë në lidhje me zërat që e shohin Lazion të jetë në kërkim të një zëvendësuesi për pankinën, pas startit të dobët në kampionat. Flitet për Allegrin, por janë zëra që Inzaghin nuk e bezdisin: "Të reja për rinovimin? Jam mësuar të shoh shumë emra që afrohen me Lazion. Për raportin që kam me presidentin Lotito, nëse do të kishte ndonjë problem, do ma kishte thënë - preu shkurt tekniku i Lazios -. Problemi i vetëm tani është Borussia Dortmund, një skuadër shumë e fortë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI