Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Dybala mes pankinës e një rinovimi që nuk po vjen: në Kiev drejt një tjetër përjashtimi

Lapsi.al 19 October 2020
Dybala mes pankinës e një rinovimi që nuk po vjen: në Kiev

Kohë të vështira në shtëpinë e Juventus për Paulo Dybala mes dëmtimeve, një debutimi sezonal që ende nuk është bërë e një rinovimi të kontratës që për momentin mbetet pezull. Në 7 gusht, në rastin e ndeshjes së Champions League kundër Lion, argjentinasi, që vinte nga një zgjatje e muskulit femoral të kofshës së majtë, luajti vetëm 13' e pastaj u detyrua të dilte për një përsëritje të dëmtimit. Një ndalesë që kondicionoi fillimin e vitit të ri futbollistik.

U kthye mes të grumbulluarve të teknikut Pirlo për transfertën e Olimpico kundër Romës por ishte spektator në pankinë për 90', kështu si ndodhi të shtunën në Crotone, pas një transferte me Argjentinën të kondicionuar nga një problem gastro-intestinale që e nxorri sërisht jashtë loje. E këtu nisën pakënaqësitë, me sherrin e ndezur me drejtorin sportiv Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes në fund të ndeshjes për mungesën e aktivizimit. Nesër për debutimin e Juves në Champions League në Kiev kundër Dinamos, Dybala shpreson që këtë herë udhëtimi i gjatë ti vlejë një vend si titullar. Por për momentin, shpresat duken të përplasen me vendimet e Pirlos që vështirë se do ta rreshtojë nga minuta e parë.

Dybala ka dëshirë të kthehet protagonist e të shkëlqejë në Juven e re, por ka sigurisht një kondicion fizik jo në maksimum që nuk e ndihmon të gjejë hapësirat që do të donte. E në këtë situatë mbetet gjithnjë në stand-by cështja e kontratës, në skadencë në 30 qershor 2022. Joya nuk mendon asgjë tjetër vec Juves, transferimi në një klub tjetër nuk bën pjesë në planet e tij, por kërkon një rinovim deri në 2025, me garancinë të jetë në qendër të projektit bardhezi e me një pagesë prej top-playeri, më e ulët vetëm se e Cristiano Ronaldos, gati dyfishi i 7,5 milionë euro që merr aktualisht.

Takimi me drejtuesit bardhezinj e menaxherin e Dybala, Jorge Antun, ishte parashikuar fillimisht në fillim të tetorit. Pastaj izolimi për shkak të Covid ka përmbysur planet. Një datë e re nuk është fiksuar ende, por lojtari e ka me nxitim e do siguri.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI