Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Juventus, përshpejton kohët për Sarrin: Fiorentina është në pritje

Lapsi.al 19 October 2020
Juventus, përshpejton kohët për Sarrin: Fiorentina

Tratativa mes Maurizio Sarri e Juventus për zgjidhjen e kontratës në skadencë në 2022 ka marrë një tjetër përshpejtim. Rreth 10 ditë më parë palët intensifikuan kontaktet e në orët e fundit, kur bisedimet mes ish-teknikut e bardhezinjve janë bërë konkrete, direkt i interesuar është bërë Fiorentina. Është e pamundur të mos lidhen zërat që vijnë nga Firence, me Giuseppe Iachini që është në dyshim në pankinën viola.

Ajo e Fiorentinës është një zgjidhje që do të kënaqte si trajnerin, që mezi pret të rifillojë, madje në skuadrën që ka për zemër, ashtu edhe Juventus që mezi pret të lirohet nga një pagë që rëndon ende bilancin për më shumë se 6 milionë euro në vit, që për ta do të thotë një kursim afërsisht prej 15-20 milionësh.

Sapo të rikthehet në merkato, Sarri do të presë të reja nga Firence (Commisso e tifozët janë të pakënaqur me Iachini, me Udinese mund të jetë shansi i fundit për teknikun, gjithnjë nëse situata nuk precipiton më herët) por La Stampa sjell në vëmendje edhe situatën në kryeqytet, tek verdhekuqtë. Pavarësisht 5-2 ndaj Beneventos, vazhdojnë të të qarkullojnë zëra për një revolucion të mundshëm teknik, me Sarri e Allegri në shënjestër të Friedkin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI