Flash

Futi nën rrotat e makinës komshien dhe i theu këmbët, Gjykata e Shkodrës lë në burg Hilë Simonin

Lapsi.al 23 September 2020
Futi nën rrotat e makinës komshien dhe i theu këmbët,

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 50 vjeçarin Hilë Simoni, i cili futi nën gomat e makinës fqinjen e tij Kaltrinë Hilën duke i thyer këmbët. 55-vjeçarja nga njësia Guri i Zi në Shkodër u aksidentua me qëllim nga komshiu i saj, pas debatit që patën verbalisht, dhe përfundoi në Spitalin e Traumës.

Gjatë deklaratës së tij në seancën gjyqësore, Simoni ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk ka mundur të kontrollojë mjetin për shkak të rrugës pa standarde. Avokati ka kërkuar masë lehtësuese "arrest shtëpie" pasi sipas tij Hilë Simoni prej 5 vitesh është me sëmundje pulmonare. Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën duke e lënë në arrest me burg Simonin.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI