Flash

Covid-19 në Shqipëri/ 131 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 22 September 2020
Covid-19 në Shqipëri/ 131 të infektuar dhe 3 viktima në 24

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë në Shqipërisë. Nga njoftimi është bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 131 raste dhe 3 viktima nga Covid-19. Betejën me virusin e ka humbur: një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Vatrat më të nxehta janë shënuar në Tiranë, Lushnje, Shkodër, Gjirokastër dhe Has.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 47 qytetarë janë të shëruar në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i personave të shëruar nga fillimi i epidemisë të kalojë mbi 7 mijë.

 

Të këshilluara

UN75: E ardhmja që duam, OKB-ja që duam

Mes pandemisë së KOVID-19, Kombet e Bashkuara nisën konsultimet globale për të shënuar 75-vjetorin e tyre. Përmes anketash dhe dialogjesh, ato i pyetën njerëzit...

14:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI