Flash

PAMJET/ Në "protestë" përpara kryeministrisë edhe një tufë me dhi

Lapsi.al 17 June 2026

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë pasditen e së mërkurës.

Disa qytetarë kanë sjellë disa dhi në tubim. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithë protestuesve. 

Jashtë gardhit të tyre janë varur disa posterë me shprehjet: “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë", "Duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.

Thuhet se dhitë janë sjellë nga Kelmendi. Ndërkohë protestuesit janë duke i ushqyer dhitë e sjella para kryeministrisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI