Flash

(VIDEO) Protestat shumë paqësore? Rama në Art Basel për ekspozitën artistike

Lapsi.al 14 June 2026

Kryeministri Edi Rama është filmuar këtë të dielë në mëngjes në aeroportin e Bazelit. Rama shihet teksa ecën në ambjentët e aeroportit i shoqëruar nga një polic në videon më poshtë.

Udhëtimi ndodh në një moment kur në Shqipëri protesta kundër qeverisë së tij po hyn në javën e tretë dhe mijëra qytetarë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen për projektin e investimit në Zvërnec.

Sipas programit zyrtar të Art Basel, Rama është pjesë e seksionit publik “Parcours” me veprën “Société A”, një skulpturë e realizuar mbi bazën e vizatimeve që ai ka bërë në zyrën e Kryeministrisë dhe mbi dokumente qeveritare. Organizatorët e përshkruajnë veprën si një punim të krijuar nga skicat dhe vizatimet e realizuara gjatë ushtrimit të detyrës së tij politike.

Kështu, ndërsa në Shqipëri debati publik dominohet nga protestat masive, kryeministri ka zgjedhur të jetë i pranishëm në një eveniment artistik, sikur të jetë i qetë nga kjo protestë, që është kaq shumë paqësore?

Poll

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI