Flash

VIDEO/ Ish-oficeri i antidrogës nxjerr pamjet e Ramës në Zvicër 

Lapsi.al 15 June 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bazel të Zvicrës. Ai po merr pjesë në ekspozitën “Parcours” ku është prezantuar edhe një nga skulpturat e tij. 

Ajo është një skulpturë bronzi e krijuar mbi bazën e vizatimeve të bëra në Kryeministri. Procesi kalon nga linjat e vizatuara me dorë te printimi 3D.

Pamjet e Ramës i ka postuar ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani që prej vitesh jeton me azil politik në Zvicër.

Ai u detyrua të largohej nga vendi pasi denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin e trafikantëve të drogës të Moisi Habilajt.   

“Sheshet e Tiranës plot, ky ha e pi këtej me lekët tuaja.... Vazhdoni ju protestoni paqësisht se jeni popull i kulturuar, ashtu si do ky. Mirë që vesh atlete të bardha budallai, po pse si lan ndonjëherë se zhul i paska” – shkruan Zagani. 

Edhe pse në një ekspozitë Rama duket se mendjen e ka pasur te protestat në Shqipëri pasi kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale për këtë çështje. /LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI