Flash

“O tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”/ Rama pritet me protesta në Berlin (VIDEO)

Lapsi.al 16 June 2026

Kryeministri Edi Rama udhëtoi paraditen e kësaj të marte drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.

Por teksa ishte duke shkuar në sallën e konferencave, Rama është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë atje.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ata kanë shprehur revoltën e tyre kundrejt kreut të qeverisë.

Protestuesit e shoqëruan reagimin e tyre edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej me mjetin zyrtar, i përshëndeti me dorë. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI